Sot në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit për ndërtimin e Muzeut të gjenocidit serb në Kosovë “Bllaca ‘99”.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti si dhe shumë qytetarë.
Për të kujtuar eksodin e kosovarëve të vitit 1999, në Bllacë sot është hapur ekspozita me fotografi nga kampet e refugjatëve e fotografit profesional nga Brukseli, Asllan Krasniqi, përcjell Ballkani.info.
Në shenjë kujtimi dhe nderimi për të gjithë shqiptarëve që e përjetuan Bllacën, janë mbjellë 99 fidane.
Po ashtu është mbajtur edhe mitingu i poezisë “Bllaca 99”, me pjesëmarrjen e mbi 90 poetëve nga të gjitha trevat shqiptare./Ballkani.info







