Mbidoza la të vdekur 93,000 njerëz në SHBA vitin e kaluar

Numri i të vdekurve si pasojë e mbidozës ka shënuar rekord vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas një raporti të qeverisë amerikane, gjatë vitit 2020 kanë vdekur 93,000 njerëz si pasojë e mbidozës.

Ndërkohë, një vit më parë, numri i të vdekurve kishte shkuar në 72,000 që nënkupton se gjatë vitit 2020, këto raste vdekjesh ishin rritur për 29%.

“Kjo është një humbje tronditëse e jetës njerëzore”, ka thënë Brandon Marshall, hulumtues i shëndetit publik në Universitetin Brown, i cili i ka paraqitur trendet e fundit.

Sipas tij, shteti ishte duke luftuar me epideminë siç është mbidoza, mirëpo ka shtuar se pandemia me COVID-19 vetëm se e ka përkeqësuar këtë krizë.

Ai ka shtuar se mbyllja dhe masat e tjera për ta luftuar pandeminë, i kanë izoluar personat e varur nga drogat dhe kështu e ka bërë më të vështirë trajtimin e tyre.

Viti 2020 ishte viti më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së. Derisa 378,000 vdekje janë shkaktuar nga COVID-19, kësaj i kanë kontribuar edhe vdekjet nga mbidoza.