Shkallë prej druri
Mbi shkallën prej druri më të gjatë në botë
Është ndoshta shkalla e drunjtë më spektakolare në botë. Sigurisht është më e gjata. Kur vini këmbë tek e para nga 4444 shkallët, ajo mund të kërcasë pak, por pasi të keni arritur në majë, 775 metra mbi nivelin e detit, mund të shijoni peizazhin e mrekullueshëm mbi Lysefjord.
Shkalla e drunjtë e Flørli, në Norvegji, është ende një atraksion kulturor për pak turistë. Megjithatë, në muajt e fundit po tërheq gjithnjë e më shumë turistë dhe kureshtarë. Ky ndërtim i drunjtë, i cili duket i pambarimtë, numëron 4444 shkallë.
Pas rreth 4 orësh ju do të arrini në majë, në digën Ternevass, 755 metra mbi nivelin e detit. Sigurisht, nëse lexoni komentet në web të atyre që janë ngjitur – kur të arrini në majë, do të befasoheni. Ndjesia e lirisë dhe lumturisë aty janë të papërshkueshme.
Peizazhi i mrekullueshëm
Nga këtu, në fakt ju mund të shijoni peizazhin e mrekullueshëm të Preikestolen, fjordi (i gjatë dhe i ngushtë) më jugor i Norvegjisë. “Shkalla drejt qiellit” e zhytur në natyrë, e pjerrët dhe mahnitëse, është e përshtatshme edhe për familjet me fëmijë: në shkallën e “1000” ju mund të vendosni të ktheheni pas duke zbritur një shteg që përshkon fjordin.
Peizazhi mbi fjord
Shkalla e drunjtë e Flørli mund të arrihet vetëm më këmbë ose me traget. Thonë që shkalla e parë mund të kërcasë pak. Megjithatë, është e fortë si një gur: në të kaluarën shkallët janë përdorur nga hidrocentrali historik i Flørli, i ndërtuar në vitin 1916. Në fakt, në Flørli gjendet vetëm ky hidrocentral, ku mund të pini një kafe apo të hani diçka në Power Café.
Nëse koha është e përshtatshme ju mund të vizitoni ekspozitën në dhomën e kontrollit dhe të mësoni më shumë për historinë e veçantë të Flørli.
Ndërsa Lysefjord, është një destinacion shumë i famshëm i Norvegjisë, veçanërisht nga njerëzit që pëlqejnë ekskursionet – është i gjatë 42 kilometra dhe rrethohet nga malet e larta të vargmalit Kjerag. Ndër të tjera është i famshem për Preikestolen, një pikë vëzhgimi interesante, një platformë natyrore 25 x 25 metra me pamje mbi fjord.