Mbi një mijë tiketa të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Gjatë ditës së mërkurë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 116 tiketa trafiku si ka arrestuar 24 persona.

Gjatë ditës së djeshme, kanë ndodhur 15 aksidente në të cilat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa aksidente me të lënduar kanë qenë 6.

24 persona janë arrestuar, 11 janë dërguar në mbajtje ndërkaq 6 të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.