Mbi 80 për qind të votave në Prishtinë, prin Përparim Rama: Ky është dallimi

Janë numëruar mbi 80 për qind e votave në kryeqytet, ndërsa vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama.

Deri tash, Rama ka marrë 33.094 vota, që në përqindje i bie 51.10. Ndërsa, Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje ka 48.9 për qind të votave. Dallimi mes dy kandidatëve është 1422 vota.


20:00 – Numërohen mbi 60 për qind të votave në Prishtinë: Rama thellon epërsinë

Në kryeqytet kanë numëruar 62.61 për qind të votave deri në këto çaste. Përparim Rama i LDK-së ka 51.31 për qind të votave, ndërsa kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka fituar 48.69 për qind të votave.


Vazhdon të prijë Rama në Prishtinë: Ky është rezultati i deritanishëm

Nga 25.104 votat e vlefshme në Prishtinë, 51.16 për qind të tyre i ka fituar kandidati i LDK-së, Përparim Rama. Ndërkaq 48.84 për qind të tyre i ka marrë Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje.

Deri më tash janë përpunuar 63.321 për qind të votave. Gjatë numërimit deritanishëm, Rama ka prirë vazhdimisht.

*Ky rezultat është përditësuar në orën 20:00


19:47 Numërimi në Prishtinë, po prin Përparim Rama

Nga rezultatet e deritanishmë në Prishtinë, po prin Përparim Rama i LDK-së me 52.36 për qind. Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes, Arben Vitia deri tash ka 47 për qind të votave.

19:40 – Ka nisur numërimi i votave të rundit të dytë në kryeqytet.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e para në Prishtinë, ndërsa po vazhdon numërimi.

Sipas rezultateve të deritanishme, po prin Përparim Rama i LDK-së.

Rezultatet në orën 19:40