Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 80 mijë e 803 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 deri tani në Kosovë.
Nga MSH kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në vend janë dhënë 667 doza të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës”, është thënë nga MSH.
Ndërsa, numër më i madh i qytetarëve planifikohet të vaksinohen nga 15 qershori.
Nga kjo datë pritet të fillojë vaksinimi masiv në Kosovë.
Komunat tashmë kanë bërë përgatitjet për vaksinim masiv, ndonëse vendit i duhet një sasi më e madhe e vaksinave për të filluar vaksinimin në masë.








