Mbi 7 mijë ukrainas evakuohen sot përmes korridoreve humanitare

Gjithsej 7,331 njerëz u evakuuan nga qytetet e Ukrainës përmes korridoreve humanitare sot, tha një zyrtar i lartë.

Kjo shifër është më shumë se dyfishi i 3,343 që arritën të arratiseshin të enjten.

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshchuk tha në një postim se 2,800 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit duke përdorur transport privat.