Mbi 60 raste aktive me COVID në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë 67 raste aktive me COVID-19.

në 24 orët e fundit nuk është raportuar për ndonjë humbje jete nga ky virus, derisa janë regjistruar edhe tri raste të reja.

Janë shëruar edhe gjashtë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 268 mijë e 735.