Mbi 6 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 6,925.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1,155 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur  3,182 persona.

Po ashtu bëhet e ditur se nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,834,907 doza të vaksinës.