Kosovë

Mbi 500 qytetarë serbë të veriut pajisen me pasaportë të Kosovës


Liberalizimi i vizave për Kosovën nga 1 janari, ka shtuar interesimin e qytetarëve serbë të  komunat veriore për tu pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës. Vetëm në tre muajt e fundit,  në katër komunat veriore të Kosovës, janë shpërndarë 531 pasaporta.

“Do ta marrë pasaportën e Kosovës dhe do të udhëtoj nëpër Evropë”.

Po do ta marrë pasaportën e Kosovës gjatë këtyre ditëve”.

“Mua nuk më duhet më si shkak i moshës por të gjithë të rinjët duhet të paisen me pasaportë Kosovare”.

Përkundër interesimit në rritje për pasaportën e Kosovës, në mesin e qytetarëve serbë  ka edhe të atillë që nuk duan të pajisen me të.

“Jo une e kam pasaportën e Serbisë. Nuk më duhet të udhëtoj pasi kam arritur në 63 vjet dhe nuk do ta ndërroj atë”.

Njohësi i rrethanave politike, Nexhmendin Spahiu, vlerëson se interesimi i qytetarëve serbë për pasaportën e Kosovës është rezultat i punës së institucioneve.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, vlerësoi se situata e sigurisë në këtë pjesë të vendit po shkon drejtë normalizimit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar me pasaportën e Kosovës ishin pajisur vetëm 163 qytetarë serbë të veriut./RTV21