Mbi 5 mijë raste të reja me COVID-19 në Itali

Italia po vazhdon të regjistrojë numër të madh të të infektuarve me COVID-19, ndonëse numri i viktimave ka rënë.

Ndonëse ka filluar vaksinimi tashmë që një kohë në këtë shtet, mijëra raste të reja po vazhdojnë të regjistrohen të infektuara me COVID-19.

5 mijë e 140 persona të tjerë rezultuan të infektuar me koronavirus në Itali në 24 orët e fundit nga 258 mijë testime të kryera.

Në komunikatën për shtyp mësohet se 5 persona kanë vdekur nga Covid-19, krahasuar me 17 që ishin një ditë më parë.Reklamë

Në spitale situate vijon të jetë e qëndrueshme, ndërkohë që numri i personave aktivë me Covid në të gjithë Italinë është 62 mijë.

Italia radhitet e 10’ta në botë për nga numri më i madh i të infektuarve me COVID-19.

Mbi 4 milionë persona janë regjistruar si të infektuar me këtë virus deri tani në këtë shtet.