Në Kosovë deri më sot janë konfirmuar 11 mijë e 416 raste me koronavirus nga 43 mijë e 984 persona të dyshuar, shkruan ballkani.info
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 141 raste të reja me COVID-19, 230 pacientë janë shëruar dhe janë shënuar 11 raste të vdekjes.
Numri i rasteve aktive në Kosovë është 3 mijë e 824. Ndërkaq numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 401. /Ballkani.info/







