Mbi 40 mijë viktima nga COVID-19 në Gjermani

Më shumë se 40 mijë njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në Gjermani, sipas të dhënave nga qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve.

Regjistrimi ditor nga Instituti Robert Koch, tregon se gjatë 24 orëve të fundit 465 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 40 mijë e 343, shkruan CNN.

Gjermani po ashtu gjatë 24 orëve të funkit ka regjistruar 16 mijë e 946 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm ka arritur në 1 milion e 908 mijë e 527 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.