Mbi 29 mijë të vaksinuar deri tani në Kosovë

Deri në këto momente janë vaksinuar rreth 200 anëtarë nga personeli mjekësor në Qendrën “1 Tetori” në Prishtinë, ku në total janë afro 4 mijë të dozës Pfizer.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se që nga 29 marsi kur kishte nisur vaksinimi, kanë marrë vaksinën mbi 29 mijë persona.

Të hënën kanë mbërritur mbi 3 mijë vaksina të kompanisë Pfizer nga Bashkimi Evropian.

Këto doza të vaksinës janë në kuadër të kontingjentit prej 95 mijë dozave të cilat janë donacion nga BE-ja për Kosovën.