Mbi 24 mijë raste të reja me koronavirus në këtë shtet

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, gjatë 24 orëve të kaluara në Shtetet e Bashkuara janë shënuar 24,266 raste të reja të koronavirusit.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,193 të vdekur, shkruan “CNN”.

Në këtë mënyrë, shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 1,746,019 dhe numri i viktimave në 102,809.

Në këto shifra janë të përfshira 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara prijnë bindshëm në botë në listën e vendeve me më së shumti të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19.

Pavarësisht shifrave shqetësuese, presidenti Donald Trump është shprehur i vendosur për ta rihapur ekonominë dhe për t’i larguar masat kufizuese, të cilat ishin marrë me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.