Mbi 200 pacientë po trajtohen në klinikat e COVID-19 , 6 në gjendje të rëndë

Në Klinikat COVID-19 të Qendrës Klinikë Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trajtuar 212 persona. Prej tyre 119 pacientë janë konfirmuar me COVID-19, ndërsa 6 janë në gjendje më të renduar shëndetësore dhe 152 janë nën asistim të oksigjenoterapisë.

Njoftimi i plotë i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK):

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, në bazë të raportit të punës për datën 23 maj 2021, po trajtohen 212 persona.

119 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19.

6 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 152 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 117 pacientë:

5 pacientë janë në gjendje të rënduar

62 janë të konfirmuar me Sars Cov-2

94 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 45 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 5 pacientë + 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 95 pacientë:

57 të konfirmuar pozitivë

68 me oksigjeno-terapi.

1 në gjendje të rëndë shëndetësore

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 18 pacientë

Spitali i Gjakovës, 13 pacientë

Spitali i Pejës, 28 pacientë

Spitali i Gjilanit, 21 pacientë

Spitali i Ferizajt, 8 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 4 pacientë