Pejë
Mbi 200 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës të martën
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së martë kanë kërkuar ndihmë 245 pacientë.
Spitali ka njoftuar se 27 prej tyre janë shtrirë në reparte për trajtim të mëtutjeshëm,
Në repartin e Gjinekologjisë kanë kryer lindjen shtatë nëna, të cilat kanë sjellë në jetë 6 vajza dhe një djal.
Dy pacientë janë transferuar në QKUK, ndërsa janë kryer 3566 analiza.