Qeveria e Kosovës ka miratuar dokumentin për regjistrimin e popullsisë për vitin 2021.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë se ky dokument krijon kosto shtesë buxhetore me mbi 2 milionë.

“Është në pajtim me politikat qeveritare, ku përcaktohen objektiva me regjistrimin e popullsisë”, tha ai.

Krasniqi njoftoi se Agjencia e Statistikave ka paraqitur tri opsione.

“Sekretariati koordinues vlerëson se draft dokumenti është në përputhje me strukturat e paraparë, ku krijon kosto shtesë buxhetore mbi 2 milionë për vitin 2021/2023. Kjo kosto është e kërkuar për stafin që do të punojë”, u shpreh zv.ministri i Financave, Agim Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë.

Regjistrimi i fundit i popullsisë së Kosovës u bë në vitin 2011.