Mbi 2 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Pavarësisht rritjes së numrit të infektimeve ditët e fundit, sot numri i personave të shëruar nga COVID-19 ka qenë më i lartë sesa i infektimeve të reja.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 344 testime dhe janë regjistruar edhe 110 raste pozitive me COVID-19.

Megjithatë, numri i të shëruarve nga COVID-19 ishte më i lartë, saktësisht 163 raste.

Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të vdekjeve, dhe numri i rasteve aktive mbetet 2,116.