Mbi 2 mijë kosovarë janë pickuar rriqrat, mjekët tregojnë si të mbroheni

Stina kur kosovarët pickohen nga rriqrat veçse ka filluar. Janë më shumë se 2 mijë e 300 persona të cilët deri më tani janë pickuar nga rriqrat. Ndërkohë që në klinikën Infektive të QKUK’së, vetëm një rast nga 400 persona sa janë trajtuar është konfirmuar me ethe hemorragjike. Bëhet fjalë për një fëmijë 10-vjecar.

Një fëmijë 10-vjecar është rasti i parë në Kosovë gjatë këtij viti tek i cili është konfirmuar se nga pickimi i rriqrave ka kaluar në ethe hemorragjike. 10-vjecari për një kohë është trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK’së.

Detaje për gjendjen e tij shëndetësore ka dhënë gjatë ditës së sotme drejtoresha e kësaj klinike, Lindita Ajazaj-Berisha. Ajo ka deklaruar se gjendja për momentin është stabile. Mirëpo thotë se ka raste të konsiderueshme të pacientëve që po pickohen nga rriqrat.

“Për momentin gjendja është stabile. Numri i rasteve nga pickimi i rriqrave ka filluar që të zvogëlohet. Një rast e kemi pas të konfirmuar me ethe hemorragjike krime kongo, mirëpo ai është në gjendje të mirë shëndetësore. E kemi lëshuar në shtëpi tash. Është pacient i moshës 10-vjecare”, ka treguar doktoresha.

Ndërkohë ajo thotë se në Klinikën që ajo e drejton vetëm tek një rast i pickimit nga rriqra është vërtetuar se është prekur nga krimet kongo.

Ndërkohë që sipas drejtoreshës së Infektives në QKUK në këtë klinikë që nga marsi e deri më tani janë paraqitur rreth 400 raste të pickimit nga rriqrat. Nga këto raste, me pickime, dominon rajoni i Prishtinës. Shumica nga këto raste sipas Berishës kanë qenë raste ambulantive. Ndërkohë që nga 400 raste me pickime vetëm 27 persona janë hospitalizuar në klinikë.

“Raste të konfirmuar me ethe hemorragjike e kemi pas veç një rast. Rastet e tjera i kemi pas raste me pickim të rriqrave të cilët janë trajtu pjesa ma e madhe në mënyrë ambulatore. Të hospitalizuar kanë qenë diku 24 raste. Po flasim që nga marsi e deri në këtë muaj”, thotë doktoresha.

E ndërkohë në bazë të të dhënave të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik mbi 2300 persona janë pickuar nga rriqrat vetëm gjatë këtij viti, derisa komuna e Malishevës dhe ajo e Prishtinës prijnë me numrin më të madh të rasteve.

Nga Instituti Kombëtar thonë se numri i të pickuarve në Komunën e Malishevës ka arritur në 968, 368 raste në komunën e Suharekës, 273 raste në komunën e Klinës dhe 125 në komunën e Rahovecit.

Rajonet, dominon Prishtina, kemi edhe nga Podujeva e Malisheva.

loading…