Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar sot formularët e regjistrimit të pasurisë për zyrtarët e shtetit.

Deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në një llogari bankare ajo ka deklaruar se ka 190 mijë euro, ndërkaq në një tjetër 5 mijë e 186 euro.

Gjithashtu Rizvanolli ka deklaruar se ka në pronësi një banesë.

Bashkëshorti i saj, sipas ministres, ka 13 mijë euro të gatshme dhe një veturë të tipit Renault.