Mbi 187 mijë refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Gjermani

Më shumë se 187 mijë qytetarë që ikin nga lufta në Ukrainë kanë mbërritur në Gjermani, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.

Deri ditën e enjte, 187 mijë e 428 refugjatë ishin regjistruar nga policia gjermane, por numri aktual i refugjatëve që vijnë mund të jetë dukshëm më i lartë për shkak të mungesës së kontrolleve kufitare mes Polonisë dhe Gjermanisë, tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme për CNN.

Shumica e refugjatëve që mbërrijnë në Gjermani janë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin tha të hënën se mbi 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit në fund të shkurtit.