Mbi 17 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit, numri më i madh ditor

24 orët e fundit ishin më produktivet sa i përket vaksinimit.

Sipas raportit ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 17.322 veta, që i bie se është numri më i madh ditor që nga nisja e vaksinimit masiv.

Deri më tash janë dhënë 445.650 vaksina.

Gjithsej të vaksinuar janë 289.743 persona, prej tyre 155.907 me të dy dozat.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë fushatës dhe pas marrjes së detyrës, ka thënë se synim i Qeverisë është që deri në fund të vitit të vaksinojë 60 për qind të popullatës së vaksinueshme.