Largohen

Mbi 150 thasë mbeturina largohen nga “Mati 1” në Prishtinë

Dhjetëra vullnetarë të “Let’s Do It Kosova” kanë larguar mbi 150 thasë me mbeturina në aksionin e radhës të pastrimit që u mbajt sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, në kuadër të fushatës më të madhe në vend “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Aksionit të sotëm për pastrimin e një deponie ilegale të mbeturinave në rrugën “Muharrem Fejza” iu bashkuan edhe punëtorët e Kompanisë “PR Solutions”, ndërsa thasët me mbeturina u larguan nga Kompania “Pastrimi”.

Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj ka thënë se duhet të ngritët vetëdija e qytetarëve për rëndësinë e mirëmbajtjes së hapësirave ku ata jetojnë.

Ai u ka bërë thirrje Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjeve të pastrimit që të rrisin kapacitetet dhe numrin e kontejnerëve në zona të banuara, në mënyrë që të mos krijohen deponi të tilla të mbeturinave në kryeqytet.