Mbi 14 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

11 persona kanë vdekur dje nga COVID-19 në vendin tonë, kurse 512 raste të reja janë shënuar.

Në total numri i rasteve aktive është 14 mijë e 284, kurse nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1926 persona.

Edhe pse kishte një rënie të lehtë të rasteve të reja por që numri i vdekjeve mbeti i lartë, qeveria mori vendim dje për masa të reja anti-COVID.

Nga nesër deri më 18 prill do të ketë orë policore nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Kjo nuk është pritur mirë, pasi Oda e Hotelierisë ka paralajmëruar protestë për ditën e premte, kurse gastronomët kanë thënë se pas 12 ditësh nëse nuk lehtësohen masat do t’i hapin dyqanet.