uria

Mbi 13 milionë njerëz vuajnë nga uria në Kongo

Rreth 13,1 milionë persona në Republikën Demokratike të Kongos përballen me mungesë të theksuar të ushqimit për shkak të konfliktit të vazhduar në qendër të vendit dhe në lindje, njoftuan sot disa institute për siguri ushqimore.

“Ky numër gati u dyfishua në vitet e fundit nga 7,7 milionë persona që kishin mungesë ushqimore në këtë rajon”, sipas “IPC Global Support Unit”, që përpunon të dhënat për organizatat botërore si “Programi i Kombeve të Bashkuara për Ushqim në Botë”, “Oxfam” dhe “Care”.

“Rreth gjashtë milionë fëmijë kongolezë vuajnë nga kequshqyerja”, sipas raportit të IPC-së.