Mbi 13 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë 13 mijë e 593 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 88 mijë e 755 persona teksa kanë humbur jetën 1 mijë e 844 pacientë.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 73 mijë e 318 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan 774 raste të reja, katër viktima dhe 903 pacientë të shëruar.