Mijëra serbë kanë mbledhur në qendër të Beogradit për ta përshendetur presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Sipas mediave serbe para tempullit ortodoks në Beograd janë mbi 120 mijë serbë dhe atmosfera është elektrizuese, transmeton Ballkani.info.
Fillimisht aty ka shkuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e më pas ka arritur edhe ai rus, Vladimir Putin.
Putin në konferencën e përbashkët për media me Vuçin tha se qendrimi rus për Kosovën është i njohur. Sipas tij, zgjidhja duhet të gjendet duke respektuar rezolutën 1244. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=g3rylTXh0zM







