Deçan/Junik – Mbi 100 motoçiklistë nga vende të ndryshme të rajonit kanë vizituar këtë fundjavë bjeshkët e mrekullueshme të Deçanit, në një udhëtim që synon promovimin e turizmit malor dhe natyrës së paprekur të kësaj treve.

Të organizuar nga klube të motoçiklistëve në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe guidat turistike të zonës, vizitorët patën mundësinë të shijojnë rrugët panoramike, mikpritjen vendase dhe gatimet tradicionale nëpër zonat malorë të komunës së Deçanit.

Ndërkohë, Komuna e Deçanit ka përshëndetur këtë aktivitet, duke e cilësuar si një shembull të mirë të bashkëpunimit mes komunitetit lokal dhe vizitorëve për të zhvilluar turizmin e qëndrueshëm në rajon.

“Bjeshkët tona kanë shumë për të ofruar. Me këso aktivitete, po mundohemi të vendosim Deçanin në hartën e destinacioneve malore më të vizituara në Kosovë,” tha zëdhënsja e komunës.

Ky aktivitet vjen në kuadër të përpjekjeve gjithnjë në rritje për të zhvilluar turizmin e aventurës në Kosovë dhe për të promovuar resurset natyrore që ofrojnë komuna e Deçanit dhe Junikut’

🏍️ CF MOTO DAY – Eventi që bashkoi adhuruesit e motorëve në bjeshkët e Junikut dhe Deçanit! ⛰️

Këtë fundjavë u mbajt me sukses eventi CF MOTO DAY, i cili mblodhi dhjetëra të pasionuar pas motorëve offroad në bjeshkët e mrekullueshme të Junikut dhe Deçanit. 🌲

Pjesëmarrës nga vende të ndryshme përjetuan aventura të paharrueshme nëpër shtigje malore, duke shijuar natyrën, shoqërinë dhe adrenalinën që sjell ky sport i veçantë.