Mbi 100 pacientë në Infektivë, 4 në gjendje kritike

Në Klinikën Infektive po trajtohen 114 persona të infektuar me koronavirus ku 59 prej tyre janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Infektiva ka bërë me dije se katër persona janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtyuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me Respirator”, thuhet në raport.

Ndërkaq dje janë liruar 8 persona të infektuar me koronavirus të cilët kanë qenë në gjendje klinike stabile.