Mbi 100 mijë mërgimtarë kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se deri më tani mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Vetëvendosje u ka bërë thirrje atyre që nuk kanë aplikuar që të nxitojnë dhe edhe ata të aplikojnë për ta shfrytëzuar të drejtën e votës.

“Mbi 100.000 aplikime të pranuara. Orët në vijim janë të fundit për aplikimin tuaj ndaj nxitoni”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.