Mbi 10 mijë persona vaksinohen kundër gripit sezonal në QKMF-në e Prishtinës

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë që nga dhjetori i vitit të kaluar kur ka filluar dhënia e vaksinave kundër gripit sezonal janë vaksinuar mbi 10 mijë qytetarë, raporton Ekonomia Online.

Xhevrije Canolli, mjeke familjare në këtë Qendër ka treguar se për cilën kategori të personave rekomandohet të merret kjo vaksinë.

“Kjo vaksinë u rekomandohet personave mbi 65 vjeç, personave me sëmundje kronike, grave shtatzëna, ndërsa nuk u rekomandohet personave me alergji dhe sëmundje kronike”.

Tutje ajo tha që këtë vaksinë munden ta marrin edhe të gjithë qytetarët e tjerë pasi nuk ka akoma një vaksinë për Covid-19 në vendin tonë.

Përderisa Bahtije Breznica, tha që për çdo vit e merr këtë vaksinë, raporton EO.

“Jam e kënaqur që po e marr këtë vaksinë dhe nuk kam më frikë me marrë këtë vaksinë”.

Në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, UNICEF ka arritur t’i sigurojë 165 000 doza të vaksinës kundër gripit, 60 për qind më shumë se në vitin 2020.