Mbi 1 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë rënia e numrit të rasteve të reja me koronavirus ka ndikuar që në vend të bien ndjeshëm edhe rastet aktive.

Pavarësisht kësaj, Kosova po vazhdon të jetë nën regjimin e orës policore, e cila vlen nga ora 10:00 e mbrëmjes, deri në 05:00 të mëngjesit.

Aktualisht, sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë, në Kosovë janë 1 mijë e 51 raste aktive me COVID-19.

Numri i qytetarëve kosovarë të imunizuar me të dy dozat e vaksinës është 641 mijë e 772 persona.

Ndërkaq, në total janë administruar 1 milion e 468 mijë e 152 doza të vaksinës.