Mbi 1 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

1 mijë e 12 raste aktive me CODIV-19 janë aktualisht në Kosovë.

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 164 raste të reja me koronavirus.

Ndërsa në raportin e MSH thuhet se 49 qytetarë janë shëruar.

Fatmirësisht vdekje brenda ditës së fundit nuk ka pasur.

Po ashtu numri i të vaksinuarve brenda ditës është i vogël, 14 u vaksinuan të shtunën.

Deri më tash mbi 903 mijë qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës