Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 40 raste sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, nga 1 mijë e 234 persona të infektuar, 31 kanë vdekur dhe 890 janë shëruar, njofton Klan Kosova

Sipas llogaritjes së këtyre të dhënave në Kosovë aktive vazhdojnë të jenë edhe 313 raste me koronavirus.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vazhdimisht u bënë thirrje nga qytetarët që të kenë kujdes, të mbajnë distancë dhe t’iu përmbahen të gjitha masave që janë kërkuar.