Në Lipjan po rritet dita-ditës përkrahja për Shukri Bujën dhe ekipin e tij. Ajo që ishte planifikuar si një takim i vogël me qytetarë, u shndërrua në një tubim të madh paraelektoral falë pjesëmarrjes së qytetarëve nga Lipjani dhe më gjerë.
“Porosinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit do ta çoj deri në fund: fitorja në Lipjan është e jona!”, theksoi Buja, duke shtuar se kjo përkrahje është një përgjegjësi e madhe, të cilën do ta kthejë me punë e rezultate konkrete për qytetarët.
Energjia dhe mobilizimi në këtë tubim po shihet si sinjal i qartë se gara në Lipjan po merr një drejtim të ri.
Postimi i plotë:







