Kandidati për kryetar

Mbështetje masive për Daut Haradinajn në Mramor, njoftohet nga afër për shqetësimet e banorëve

Kandidati për kryetar të kryeqytetit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka vizituar fshatin Mramor. Ai tha se u njoftua nga banorët me problemet që ata përballen.

22 vite nga përfundimi i luftës, fshati Mramor është pa ambulant dhe me trafik urban të limituar. Haradinaj tha se për këto shqetësime të tyre e ka marr pë obligim t’i përkrah në të ardhmen.

“Sot vizitova fshatin Mramor me rrethinë, një fshat me tradita dhe vlera historike, me potencial të madh në turizëm, sport, bujqësi dhe blegtori, por që kërkon mbështetje nga qendra. E tëra kjo zonë, 22 vite nga përfundimi i luftës, është pa ambulantë, varrezat e dëshmorëve në Marevc po ashtu të parregulluara. Trafiku Urban i limituar. Pra këto janë shqetësimet që mora obligim t’i përkah në të ardhmën. Mirënjohje dhe respekt për këta banorë fisnikë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.