Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku gjatë shpalosjes së agjendës për Qeverinë e Unitetit Kombëtar, ka thënë se në fokus të veçantë të kësaj Qeverie do të jetë miratimi i një pakoje gjithëpërfshirëse për përballimin e krizës energjetike nga qytetarët e vendit.

Sipas tij këtu do të përfshihet mbështetja financiare për familjet me të ardhura të ulëta, heqja e TVSH-së për energjinë elektrike.

“Në fokus të veçantë të Qeverisë do të jetë miratimi i një pakoje gjithëpërfshirëse për përballimin e krizës energjetike nga qytetarët e vendit, përfshirë mbështetje financiare për familjet me të ardhura të ulëta, heqjen e TVSH-së për energjinë elektrike, si dhe gjetjen e zgjidhjes së përshtatshme për sektorin privat në drejtim të operimit të tyre në treg të lirë”, tha Abdixhiku.