Kandidati për deputet nga koalicioni për Kosovën Fituese, Prof. Dr. Artan Nimani ka marrë pjesë në tubimin elektoral në Damjan të Gjakovës.

“Sonte, në një takim madhështor elektoral në Has, Demjani shpërfaqi frymën fituese të Koalicionit tonë të madh me mbështetjen e plotë për 137.  Vota e tyre u garantua për  Kosovën Fituese si një shtet i fuqishëm dhe i integruar në NATO me Ramush Haradinajn kryeministër”, ka shkruar Nimani.

“Hasianët, me punën dhe përkushtimin e tyre në Evropë bënë diplomaci brenda një viti,  më shumë se Donika Gërvalla dhe Albin Kurti gjatë pesë viteve të qeverisjes”, ka thënë tutje ai.

Postimi: