Kandidati për deputet nga koalicioni Forumi Intelektual E30- AAK- Nisma- Ideal, Prof. Dr. Artan Nimani ka marrë mbështetje të fuqishme në Gramaçel, Jasiq i Ri dhe Rastavicë.
“Gramaçeli dhe Jasiqi i ri në ka qenë dhe mbeten një qendër e fuqishme e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe vizionin e saj për një Kosovë të fortë dhe të bashkuar.
Përkushtimi ynë për të rikthyer Ramush Haradinajn në krye të Qeverisë së Kosovës buron nga bindja jonë e thellë se ai është lideri i duhur për të udhëhequr vendin në këtë kohë të sfidave dhe mundësive të mëdha”, ka shkruar për tubimin në Gramaçel e Jasiq të Ri, 25-shi i AAK-E30.
“Prof. Dr. Artan Nimani gëzon mbështetje të gjerë nga miqtë dhe bashkëluftetarët e tij në Restovic të Deçanit. Si një personalitet akademik me vizion dhe integritet, ai përfaqëson një zë të besueshëm dhe të përkushtuar për zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Nimani për tubimin në Rastavicë.







