Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar tubimin e radhës zgjedhor në fshatrat Dobraja, Lluga, Gllanica, Torina dhe Poturovc, ku ka marrë mbështetje të fuqishme nga banorët.

“Energjia po rritet, fitorja po ndjehet çdo ditë e më shumë. Këtë mbështetje do ta kthejmë me punë, me përkushtim dhe me projekte konkrete që ua bëjnë jetën më të mirë. Sepse qytetarët meritojnë më shumë – dhe vetëm ne ua garantojmë këtë! Fitorja është e jona, fitorja është e Lipjanit”, ka deklaruar Buja.