Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka marrë mbështetje të madhe nga bashkëluftëtarë dhe simpatizantë të PDK-së gjatë takimeve të zhvilluara në Podujevë.
Përmes një postimi, Beqa ka vlerësuar mobilizimin dhe përkrahjen e qytetarëve, duke theksuar se fryma e fitores dhe unitetit po rritet çdo ditë në gjithë Kosovën. Ai ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për besimin dhe angazhimin e tyre në mbështetje të vizionit të PDK-së.
“Mbështetje e fuqishme nga bashkëluftëtarë e mbështetës të PDK-së në Podujevë”, ka shkruar Beqa, duke shtuar se energjia dhe vendosmëria e qytetarëve janë dëshmi e qartë e besimit për ndryshim dhe zhvillim.
Kandidati me numër 28 ka bërë thirrje për unitet dhe pjesëmarrje sa më të madhe, duke u shprehur optimist për rezultat pozitiv në zgjedhje.







