Ramush Ahmetaj, kandidat i AAK-së për deputet, ka takuar sonte banorët e tri lagjeve të Pejës bashkë me gjeneralin Daut Haradinaj.
“Sonte së bashku me Gjeneralin Daut Haradinaj dhe kandidatët tjerë për deputet nga radhët e AAK-së në Dardania I, II, III në Pejë. Është nderë, krenari dhe përgjegjësi më qenë votues dhe pjesë e AAK, janë fjalët e shumë votuesve dhe përkrahësve të Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, ka shkruar Ahmetaj.
Sipas tij, koalicioni i tyre ka identitet dhe histori, themeluesi i këtij koalicioni Ramush Haradinaj është ikona e shqiptarisë dhe njeriu që bëri shumë për lirinë e Kosovës . “Së shpejti do ta shohim në pozitën e Kryeministrit të Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj.
Ahmetaj në listën zgjedhore të AAK-së mban numrin 109.
Postimi i plotë:







