Reagim

Mbështetësit shqyen dyert, SHBA thirrje Berishës: Tërhiquni ose do të mbani përgjegjësi

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim u ka bërë thirrje organizatorëve të protestës së sotme përpara selisë së PD-së, që të tërhiqen nga dhuna ose do të mbajnë përgjegjësi.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit.

U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbajnë përgjegjësi” shkruan Yuri Kim. Protesta është thirrur nga Sali Berisha.