Mbesa e Princeshës Diana konfirmon lidhjen me Michael Lewisin, 30 vite më të vjetër

Lady Kitty Spencer ka bërë publike romancën e saj me manjatin e modës, Michael Lewis.

Në imazhet e publikuara nga Mail Online, mbesa 28 vjeçare e Princeshës Diana, është shfaqur në Manhatan me partnerin e saj 60 vjeçar. Disa ditë më parë çifti, të cilët besohet se janë takuar verën e kaluar u panë teksa linin njërin prej hoteleve më luksoze në Nju Jork.

Thashethemet e romancës së tij me Kitty dolën për herë të parë në gusht, megjithatë, çifti ka mbajtur lidhjen e tyre të fshehtë deri tani.

Michael më parë ishte i martuar dhe dhe nga ajo martesë ka tre fëmijë, kurse Lady gjithashtu ishte në një marrëdhënie katër vjeçare me Niccolo Barattieri di San Pietro, 48 vjeç.

Kitty mori gjithë vëmendjen vitin e kaluar kur mori pjesë në ceremoninë mbretërore të Princit Harry dhe Meghan Markle.