Mbesa e Hashim Thaçit nuk del e para as në fshatin e lindjes, kaq vota i mori në Burojë

Më 14 shkurt janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë në të cilat Partia Demokratike e Kosovës doli e dyta duke u radhitur pas Vetëvendosjes.

Edhe në fshatin Buroje të Skenderajt, qytetarët kanë pasur mundësinë që të votojnë në dy vendvotime.

Në këtë fshat më së shumti u votua Partia Demokratike e Kosovës (PDK), parti e cila është themeluar nga Hashim Thaçi, i cili vjen pikërisht nga Buroja e Skenderajt.

Më së shumti vota mori Enver Hoxhaj (461). Pas saj është radhitur mbesa e ish-Presidentit, Evengji Thaçi-Dragusha me 275 vota. I treti është Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut me 242 vota. E vota mori edhe Ganimete Musliu (154), Bekim Haxhiu (124) dhe Memli Krasniqi (112).

Këto të dhëna dolën na numërimi i votave nga formularët e publikuar nga KQZ’ja për votat e kandidatëve: