Mbërrin në Uashington delegacioni i Kosovës, i kryesuar nga kryeministri Hoti

Delegacioni i Kosovës me në krye Avdullah Hotin ka arritur në Uashington. Më datë 4 të muajit të ardhshëm përfaqësues të Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë.

Nw takimin që do të mbahet të premten, më 4 shtator, në Shtëpinë e Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti do të shoqërohet nga zv. kryeministrat Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj, ministrat Selim Selimi, Meliza Haradinaj-Stublla, Arban Abrashi dhe shefja e kabinetit Ardita Dushi.

Shefi i ekzekutivit në Shtetet e Bashkuara ka udhëtuar vetëm me partnerët e koalicionit, pasi që dy partitë opozitare Vetëvendosje dhe PDK iu janë përgjigjur negativisht ftesës së tij.

Megjithatë, Hoti ftesë nuk iu ka dërguar dy liderëve të shtetit, presidentit e kryeparlamentares, madje as nuk është koordinuar me ta para takimit.

Nga presidenca ditë më parë kanë konfirmuar se Hoti nuk i ka ftuar në takim, e as nuk iu ka kërkuar përfaqësues.

Festa nuk ka pasur as Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit. /Ballkani.info/