Mbërrin në Nju-Jork fluturimi më i gjatë në botë, që u nis nga Singapori

Avioni i fluturimit Singapor – Nju-Jork, fluturimi më i gjatë tregtar në botë, u ul sot në aeroportin “Newark”, pas rreth 18 orësh në ajër duke rivendosur një linjë që u braktis në vitin 2013.

Sipas faqes së aeroportit të “Newark” (Nju Xhersi) dhe asaj të “Singapore Airlines”, fluturimi SQ22 mbërriti në orën 05:29 (09:29 GMT), pasi u nis në orën 23:37 nga Singapori, pra rreth 17:52 orë fluturim.

Sipas shumë faqeve të specializuara, kryesisht “Flight Radar 24”, koha efektive e fluturimit është, në të vërtetë, rreth 17 orë e 25 minuta.

Që është më pak se kona e fluturimit, në teori, që duhet të jetë 18:25. Gjatë kësaj trajektoreje avioni ka përshkruar rreth 16 500 kilometra.

Gjithnjë në teori, fluturimi Nju-Jork – Singapor, është më i gjatë se fluturimi i kundërt, ose 18:45.

Fluturimi i parë nga Nju-Jorku drejt Singaporit do të bëhet të premten nga aeroporti “Newark” në orën 10:45.