Mbaruan gjirimet e filmit për ngjarjen e Lazaratit

25 mijë fishekë janë harxhuar për xhimin e skenës mbyllëse të filmit The Brave, film i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit dhe që po shfaqet nga e premtja në të tëra kinematë e Tiranës dhe Prishtinës. Deklaratën e ka bërë producenti amerikan i filmit, Joe Issa Zaraui, në emisionin Zonë e Lirë të Arian Çanit.

Filmi, ku luajnë dhe 3 aktorë të njohur shqiptarë, Bes Kallaku, Vin Bejleri de Mensur Safqiu, sjell historinë e e një oficeri të pakorruptuar të policisë (Louis Mandylor, që ka luajtur tek Big Fat Greek Wedding) në luftë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar. Në të luajnë aktorë të mëdhenj amerikanë si Armand Assante, por dhe 3 nga aktorët më të famshëm rusë, ndër ta edhe Ravshana Kurkova e Yuryi Kutsenko, i cili sipas producentit Zaraui, konsiderohet në Rusi në përmasat e Al Paçinos.

Filmi me regji nga regjisori amerikan William Kaufman (që ka punuar dhe me Dolf Lundgreen dhe fituesin e çmimit Oskar, Cubs Gooding Junior) ka skena aksion me përmasa hollivudiane dhe në të duket përpjekja e forcave RENEA për të vënë nën kontrollin e ligjit fshatin që mbjell hashash e ku ka ngritur perandorinë e tij të drogës bosi amerikan i drogës, italo-amerikani Frank Pedulla (Armand Assante).

E veçanta e filmit është që për të kanë investuar investitorë shqiptarë që sipas producentit Zaraui, janë angazhuar në film me dëshirën e mirë për të dhënë imazhin e në Shqipërie tjetër, jo si ajo që portretizohet në filmin Taken.

“Jo të tërë shqiptarët janë si tek “Taken””, thotë Koloreto Cukali, bashkëproducenti shqiptar i filmit.

“Ka një Shqipëri të bukur, dhe ka shqiptarë pozitivë. Këtë sjell ky film. Një Shqipëri të vërtetë, me problemet e veta, por dhe me heronjtë e vet.”

Filmi, i mbështetur nga Digitalb, do të ketë premierën në Rusi pas një jave, dhe më pas do shfaqet në mbi 4 mijë kinema të e atij vendi, sipas producentit Zaraui.