Sipas yllit të Paris Saint Germain, fitues i Topit të Artë duhet të jetë dikush nga kombëtarja franceze që triumfoi në Kupën e Botës gjatë verës së kaluar në Rusi.
Fituesi i këtij çmimi individual do të bëhet i ditur me 3 dhjetor ndërsa në listë janë 6 futbollistë nga kombëtarja e Francës, Mbappe, Griezmann, Pogba, Kante, Varane dhe Lloris.
Dominimit 10 vjeçar të dyshes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi pritet t’i vije fundi këtë edicion, me yjet e Juvenusit e Barcelonës që e kanë fituar nga 5 herë Topin e Artë.
Luka Modric llogaritet favorit kryesor pas sukseseve me Real Madridin dhe Kroacinë, ndërsa në anën tjetër edhe Mbappe mund të rivalizojë me yllin e “Los Blancos”, teksa në Rusi u shpall lojtari më i mirë i ri i Kampionatit Botëror.
“Ka shumë kandidatë të mirë këtë edicion. Shumë lojtarë mund ta fitojnë. Shpresoj se fituesi do të jetë nga Franca, do të ishte shpërblim për aventurën tonë në Kupën e Botës. Sidoqoftë rezultatet e fituesit do të dalin shumë shpejt dhe unë nuk mund të bëjë parashikime”, tha Mbappe.
Kjo është lista e plot me emrat e kandidatëve për të triumfuar në garën për Topin e Artë, derisa fituesi i këtij çmimi do të shpallet me 3 dhjetor.
Sergio Agüero (ARG / Manchester City)
Alisson (BRE / Liverpool)
Gareth Bale (GAL / Real Madrid)
Karim Benzema (FRA / Real Madrid)
Edinson Cavani (URU / PSG)
Thibaut Courtois (BEL / Chelsea)
Cristiano Ronaldo (POR / Juventus Turin)
Kevin De Bruyne (BEL / Manchester City)
Roberto Firmino (BRE / Liverpool)
Diego Godin (URU / Atlético Madrid)
Antoine Griezmann (FRA / Atlético Madrid)
Eden Hazard (BEL / Chelsea)
Isco (ESP / Real Madrid)
Harry Kane (ANG / Tottenham)
N’Golo Kanté (FRA / Chelsea)
Hugo Lloris (FRA / Tottenham)
Mario Mandzukic (CRO / Juventus Turin)
Sadio Mané (SEN / Liverpool)
Marcelo (BRE / Real Madrid)
Kylian Mbappé (FRA / PSG)
Lionel Messi (ARG / FC Barcelone)
Luka Modric (CRO / Real Madrid)
Neymar (BRE / PSG)
Jan Oblak (SLO / Atlético Madrid)
Paul Pogba (FRA / Manchester United)
Ivan Rakitic (CRO / FC Barcelone)
Mohamed Salah (EGY / Liverpool)
Sergio Ramos (ESP / Real Madrid)
Luis Suarez (URU / FC Barcelone)
Raphaël Varane (FRA / Real Madrid)







